pthp kavadar po zhvillon hetim per dy raste te dhunes seksuale ndaj femijeve 6966047b9e1cc

PTHP Kavadar po zhvillon hetim për dy raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve

January 13, 2026
1 minut lexim

Shkup, 13 janar – Prokuroria themelore publike Kavadar solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore për dy rsate të ndara në të cilat ka dyshime për vepër penale – Dhunim i fëmijës i cili nuk ka mbushur 15 vite nga neni 188 i Kodit penal, kumtoi sot Prokuroria publike.

Në rastin e parë, informoi PP, të dyshuar janë dy persona të rritur nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer vepër penale – Kënaqje e pasioneve seksuale para një personi tjetër nga neni 190 i Kodit penal. Ata patën marrëdhënie seksuale para fëmijës së mitur, i cili i ka xhiruar me telefon celular.

“Në korrik të vitit të kaluar, përderisa fëmija ka qenë 14 vjeç, njëri prej të dyshuarve disa herë e ka shtyrë të miturin në marrëdhënie seksuale me të, për çka i ka dhënë një shumë të caktuar parash. Prokurori publik propozoi masë paraburgimi për të dyshuarin për dhunim të fëmijës, për çka kanoset dënimi me burg prej së paku 8 vite”, thuhet në kumtesë.

Siç kumtoi PP, prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masë paraburgimi edhe kundër babait nga Kavadari, i dyshuar edhe për veprime të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare. Ai në gjendje të alkoolizuar e ka prekur vajzën disa herë, me çka ekziston dyshimi se ka kryer vepër pebale nga paragrafi 5 i nenit 188 për çka kanoset dënimi me burg prej së paku tre viteve, kumtoi Prokuroria publike. 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

banoret e gozhdojne mirin burri 46 vjec bie ne dashuri me vajze 23 vjece turp te te vij 6965ffb2056ed
Lajmi i mëparshëm

Banorët ‘e gozhdojnë’ Mirin: Burri 46 vjeç bie në dashuri me vajzë 23 vjeçe, turp të të vij

parashikimi i bujshem i alfred cakos edi rames po i shembet toka nen kembe me aferat korruptive qe po plasin ja 6966125553191
Lajmi i radhës

Parashikimi i bujshëm i Alfred Cakos, Edi Ramës po i shembet toka nën këmbë me aferat korruptive që po plasin, ja…

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë