psg projekton goditjen e dyte te bujshme 6898f57b8b2d9

PSG projekton goditjen e dytë të bujshme

August 10, 2025
1 minut lexim

Ditën e djeshme, PSG ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Chevalier nga Lille për 40 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse. Kampionët e Europës janë shumë afër transferimit të Illia Zabarnyi, qendërmbrojtësit ukrainas të Bournemouth. Marrëveshja mes dy klubeve pritet të arrihet për shifrat 60-70 milionë euro.

Por, parizienët nuk kanë ndermend ta mbyllin merkaton vetëm me këto dy goditje. “Fichajes.net” raporton se objektivi i madh i PSG-së është transferimi i Enzo Fernandez nga Chelsea.

Parizienët duan të ndërtojnë një mesfushë të pakonkurruershme me emra si Vitinha, Joao Neves dhe Enzo Fernandez.

Sipas raportimit në fjalë, PSG është e gatshme të ofrojë deri në 150 milionë euro për mesfushorin argjentinas, 125 milionë euro direkt dhe 25 milionë euro të tjera bonuse.

PSG nuk është klubi i vetëm që e ka objektiv Fernandez, pasi edhe Real Madrid ka shfaqur interes konkret për argjentinasin. Megjithatë, duket e vështirë që Chelsea të lejojë largimin e mesfushorit të tyre, i cili është një pikë referuese për skuadrën e drejtuar nga Enzo Maresca. Situata mund të ndryshojë vetëm nëse vetë lojtari dëshiron të largohet nga “Blutë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluks udhetaresh ne kakavije policia kufitare po punojme me ritme te pershpejtuara per te shmangur radhet kilometrike 6898f504927f1
Lajmi i mëparshëm

Fluks udhëtarësh në Kakavijë, policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara për të shmangur radhët kilometrike

deputetja e vv se zjarri ka kapluar lagjet tona ne kciq policia dhe zjarrfikesit po punojne pa ndalur 6898f57f08321
Lajmi i radhës

Deputetja e VV-së: Zjarri ka kapluar lagjet tona në Kçiq, Policia dhe zjarrfikësit po punojnë pa ndalur

Të fundit nga

ShkoLartë