psg deshiron ti besoje plotesisht luis enrique gati rinovimi deri me 2030 69c3fb49c7562

PSG dëshiron t’i besojë plotësisht Luis Enrique, gati rinovimi deri më 2030

March 25, 2026
1 minut lexim

PSG ka gjetur te Luis Enrique njeriun e duhur për t’i kthyer ambiciet në rezultate konkrete. I ardhur më 2023, trajneri asturian vendosi menjëherë gjurmën e tij, pa frikë për të marrë vendime të guximshme. Ai u nda edhe nga emra të mëdhenj dhe vendosi rregulla të rrepta për të krijuar disiplinë e identitet. Rezultatet erdhën shpejt.

Sezonin e kaluar, PSG fitoi më në fund Champions League, një objektiv i ndjekur prej vitesh, me trajnerin protagonist të heshtur, por vendimtar. “Lucho” gëzon autonomi të plotë, i mbështetur nga bashkëpunimi me Luis Campos dhe marrëdhëniet shumë të mira me presidentin Nasser Al-Khelaïfi.

Pozicioni i tij respektohet dhe ai vetë nuk e ka fshehur kënaqësinë për të punuar në Paris.

Pavarësisht zërave për Manchester United dhe Liverpool, ai nuk ka ndërmend të lëvizë. Kontrata aktuale skadon më 2027, por sipas “Sport”, PSG është gati t’i ofrojë rinovim deri më 2030, me klauzolë zgjidhjeje në fundsezoni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vellai i madh trazon shtepine duke filluar nga sot deri te shtunen 69c3f4b594b1f
Lajmi i mëparshëm

Vëllai i madh ‘trazon’ shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

teksa konflikti me iranin po pershkallezohet ukraina i thote shba se jemi sprovuar me kete 69c3fc1263737
Lajmi i radhës

Teksa konflikti me Iranin po përshkallëzohet, Ukraina i thotë SHBA-së: Jemi sprovuar me këtë

Të fundit nga

ShkoLartë