psg behet me portier te ri 6894c8b9d9464

PSG bëhet me portier të ri

August 7, 2025
1 minut lexim

Paris Saint-Germain ka kompletuar një tjetër lëvizje të rëndësishme në këtë afat kalimtar duke siguruar shërbimet e portierit të talentuar Lucas Chevalier nga Lille.

PSG do të paguajë mbi 40 milionë euro për kartonin e Chevalier, një shumë e konsiderueshme për një portier, që tregon besimin e plotë të klubit parisien në cilësitë e 23-vjeçarit francez.

Portieri do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2030, dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore gjatë kësaj jave, para se të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i kampionëve të Francës.

Chevalier ka qenë një nga portierët më të spikatur në Ligue 1 sezonin e fundit, me paraqitje të jashtëzakonshme për Lille, duke fituar vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

risi ne transportin publik tashme mund te gjurmoni autobuset ne tirane ne kohe reale 6894c840a11aa
Lajmi i mëparshëm

Risi në transportin publik, tashmë mund të gjurmoni autobusët në Tiranë në kohë reale

gucati gjykata speciale po deformon historine tone 6894c8bd5ece7
Lajmi i radhës

Gucati: Gjykata Speciale po deformon historinë tonë

Të fundit nga

ShkoLartë