pse lulet humbasin ngjyren riktheni freskine e tyre me tri keshilla te provuara 687744357f92f

Pse lulet humbasin ngjyrën? Riktheni freskinë e tyre me tri këshilla të provuara

July 16, 2025
1 minut lexim

Nëse lulet tuaja humbasin ngjyrën, ja si t’ua riktheni atë!

Asgjë nuk është më e bukur se lulet me ngjyra të ndezura, qofshin ato në tarracë apo në kopsht, por ndodh që edhe disa lule të fillojnë të zbehen.

Dashamirët e luleve shqetësohen gjithmonë kur vërejnë se petalet po zbehen, besojnë se bima është e sëmurë dhe se mund ta humbasin atë. Megjithatë, kjo nuk është një dukuri aq e rrallë dhe ndodh më shpesh për shkak të diellit të tepërt.

Ndërsa vera përparon, rrezet e diellit bëhen më të forta dhe shkatërrojnë pigmentet e ndjeshme të ngjyrave në vetë petalet. Ky proces quhet fotodegradim dhe vërehet veçanërisht te luleborat, të cilat janë të ndjeshme ndaj rrezatimit UV.

Lulet gjithashtu zbehen natyrshëm pas pjalmimit, pasi qëllimi i tyre është pikërisht tërheqja e pjalmuesve dhe kështu fillon procesi i riprodhimit. Kur fillon formimi i farave, lulet zbehen, transmeton Telegrafi.

Faktorë të ndryshëm stresi ndikojnë në ngjyrën e bimës: ndryshimet në sasinë e ujit që merr bima, aciditeti i tokës apo përshtatja me një dhe të ri pas transplantimit.

Nëse vëreni që lulet e një bime fillojnë të zbehen, fillimisht vendoseni në një vend më pak të ekspozuar ndaj diellit dhe kujdesuni për ujitje të rregullt. Nëse dheu thahet shumë shpejt, shtoni pak pleh organik.

Bimët që kanë përfunduar lulëzimin krasiten rregullisht, sepse një lule me petale të zbehura zakonisht ka hyrë në fazën e krijimit të farës, një proces që e lodh bimën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat maksimale sot ne kosove deri ne 32 grade celsius ne disa vende mund te kete edhe shi 6877430992b85
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi

ende ka zjarr ne dy lokacione ne rajonin e velesit dhe ne makedonski brod zjarri ne dojranit eshte vene nen kontroll 68774d59a6d27
Lajmi i radhës

Ende ka zjarr në dy lokacione – në rajonin e Velesit dhe në Makedonski Brod, zjarri në Dojranit është vënë nën kontroll

Të fundit nga

ShkoLartë