pse eshte i rendesishem per trump ishulli kharg 6a2b28c89a9fa

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

June 11, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka thënë se SHBA-ja do ta marrë nën kontroll Ishullin Kharg.



Trumpi edhe më parë ka deklaruar se dëshiron ta marrë nën kontroll naftën e Iranit.

Në një postim të enjten në Truth Social, ai ka thënë po ashtu se do të veprojë me naftën e Iranit ashtu siç ka vepruar me naftën e Venezuelës.

Shtetet e Bashkuara e kanë sulmuar ishullin më herët gjatë luftës.

Më 13 mars, SHBA-ja ka kryer sulme ajrore ndaj Khargut, ndërsa Trumpi pati deklaruar se forcat amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” çdo objektiv ushtarak atje. Megjithatë, ato nuk kishin goditur infrastrukturën naftore të ishullit.

Prej kohësh ka pasur spekulime nëse forcat amerikane do të përpiqen në një moment të marrin kontrollin e ishullit.

Sipas analistit të sigurisë Mikey Kay, marrja e ishullit do t’i ndërpriste efektivisht Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) burimin kryesor ekonomik, duke ndikuar në aftësinë e saj për të vazhduar luftën.

Kontrolli i ishullit do të mund të bllokonte eksportet iraniane të naftës dhe të shërbente si platformë për sulme ushtarake amerikane kundër territorit iranian.

Gjithashtu, SHBA-ja do të mund ta përdorte ishullin si mjet presioni për ta detyruar Iranin të mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Pse është i rëndësishëm Ishulli Kharg për Iranin?

Kharg është një ishull i vogël shkëmbor, rreth 24 kilometra larg brigjeve iraniane.

Rreth 90% e naftës së papërpunuar të Iranit eksportohet përmes terminalit të naftës në këtë ishull, ku nafta transportohet me tubacione nga territori kryesor i vendit.

Cisterna gjigante të naftës, me kapacitet deri në 2 milionë fuçi naftë të papërpunuar, mund të ankorohen në skelat e gjata të ishullit për të ngarkuar naftën.

Më pas ato kalojnë nëpër Gjirin Persik dhe dalin përmes Ngushticës së Hormuzit drejt Kinës, e cila është blerësi kryesor i naftës iraniane.

Ishulli përbën një burim shumë të rëndësishëm të ardhurash për Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

 

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski dikush edhe mund te beje satire por maqedonia ka nje nder rezultatet me te mira ekonomike ne evrope 6a2b16cf8a487
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

kqz mbi 2300 vendvotime te procesuara 6a2b2d5610b64
Lajmi i radhës

KQZ: Mbi 2,300 vendvotime të procesuara

Të fundit nga

KQZ: Mbi 2,300 vendvotime të procesuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e rinumërimit të votave në Kosovë, ku janë procesuar 2,347 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 93.96% të totalit. Përditësimi është bërë më 11.06.2026
ShkoLartë