ps pd ulen bashke per reformen zgjedhore shehaj i njejti pazar 35 vjecar por ndryshimin nuk e ndalin dot 6af37a447280c

PS-PD ulen bashkë për Reformën Zgjedhore/ Shehaj: I njëjti pazar 35-vjeçar, por ndryshimin nuk e ndalin dot

November 10, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar atë si vijim të pazareve politike të 35 viteve të fundit.

Sipas Shehajt, dy partitë po përdorin reformën si pretekst për të ndryshuar Kodin Zgjedhor sipas interesave të tyre, ndërsa theksoi se pavarësisht përpjekjeve të klasës së vjetër politike, shqiptarët kërkojnë ndryshimin e asaj klase politike dhe se ky ndryshim nuk mund të ndalet.

Deklarata e Shehajt:

I njëjti pazar 35-vjeçar. E njëjta tryezë, të njëjtat gjëra, të njëjtat figura. Përfshijnë edhe në këtë rast një përfaqësuese të Bashkimit Europian e cila me të drejtë kërkon ndryshime të kodit zgjedhor, por ndryshime për t’i bërë zgjedhjet më demokratike.

Por ata, me këtë pretekst, nuk dëgjojnë kërkesat fare që vijnë, por bëjnë pazarin e tyre. Ndryshojnë kodin zgjedhor sipas interesit të tyre, siç kanë bërë në këto 35 vjet.

Por këto nuk i ha më njeri, njerëzit duan ndryshimin, duan largimin e kësaj klase politike dhe sido që ta gatuajnë kodin zgjedhor, ndryshimin nuk e ndalin dot.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezaj flet per pjesemarrjen e kosoves ne forumin e paqes ne paris 6af379e08b145
Lajmi i mëparshëm

Murtezaj flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris

kina dhe turqia zotohen te thellojne bashkepunimin ne zhvillimin e gjelber 6af37a47ec58c
Lajmi i radhës

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër

Të fundit nga

ShkoLartë