murtezaj flet per pjesemarrjen e kosoves ne forumin e paqes ne paris 6af379e08b145

Murtezaj flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris

November 10, 2026
min lexim

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare, si Forumi i Paqes në Paris, duke thënë se përveç përfaqësimit institucional, Qeveria duhet të mbështesë edhe iniciativa të tjera që mundësojnë praninë e vendit në organizime të tilla.

Në Five, Murtezaj ka thënë se bota aktualisht po përballet me konflikte të shumta të armatosura, përfshirë luftën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Ai ka theksuar se në nivel global janë më shumë se 100 konflikte të armatosura, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e vëmendjes që u kushtohet viktimave të pafajshme në këto konflikte.

“Bota aktualisht gjendet para konflikteve madhore, invazioni rus në Ukrainë, pastaj gjendjet shumëdimensionale të konflikteve në Lindjen e Mesme. Teksa po flasim janë më shumë se 100 konflikte të armatosura globalisht. Dhe shtrohet pyetja, sa prej tyre janë në të cilat vdesin njerëz të pafajshëm, sa shumë apo sa pak flitet për këto?”, ka deklaruar Murtezaj.

Duke folur për pjesëmarrjen e Kosovës në organizime të tilla, ai ka thënë se është e kuptueshme dëshira e vendit për të qenë pjesë e tryezave ku diskutohen çështjet ndërkombëtare, por ka theksuar se rëndësi ka edhe fakti që Kosova nuk është pjesë e disa diskutimeve për konfliktet globale.

“Dhe nga një këndvështrim e kuptojmë vullnetin tonë dhe dëshirën tonë për të qenë të pranishëm qoftë në tavolinë të diskutimit për Kosovën, por nganjëherë fakti që ne i kemi punët mirë, nuk jemi pjesë e disa tavolinave ku flitet për konflikte”, është shprehur ai.

Sipas Murtezajt, pjesëmarrja në organizime që zhvillohen në kuadër të multilateralizmit është e rëndësishme, para së gjithash për prezencën, por edhe për përfaqësimin e shtetit.

“Megjithatë, gjithmonë në organizime të tilla që hyjnë në kuadër të multilateralizmit, është e rëndësishme prezenca në radhë të parë, por edhe përfaqësimi”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka vlerësuar se Kosova bën mirë që përfaqësohet përmes institucioneve shtetërore, por ka shtuar se Qeveria duhet të kujdeset edhe për mbështetjen e iniciativave të tjera që do t’i mundësonin vendit të jetë pjesë e forumeve ndërkombëtare.

“Ndoshta Kosova është mirë që përfaqësohet me institucione shtetërore, por shteti dhe Qeveria do të duhej të kujdeseshin t’i përkrahin edhe iniciativat e tjera në formë të projekteve, në mënyrë që të jenë pjesë e këtij forumi”, ka deklaruar Murtezaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova ne paris evropa nuk mund te jete e plote pa nje ballkan perendimor te qendrueshem dhe demokratik 6af3795530e0f
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik

ps pd ulen bashke per reformen zgjedhore shehaj i njejti pazar 35 vjecar por ndryshimin nuk e ndalin dot 6af37a447280c
Lajmi i radhës

PS-PD ulen bashkë për Reformën Zgjedhore/ Shehaj: I njëjti pazar 35-vjeçar, por ndryshimin nuk e ndalin dot

Të fundit nga

ShkoLartë