provokon bebe rexha puthet ne buze me nje te moshuar dhe ka nje mesazh per shqiptaret 699873361e53a

Provokon Bebe Rexha, puthet në buzë me një të moshuar dhe ka një mesazh për shqiptarët

February 20, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur entuziazmin e fansave duke lajmëruar publikimin e këngës së dytë nga albumi i saj të ardhshëm, “Dirty Blonde”, e cila do të dalë këtë të premte.

Projekti i ri titullohet “Çike Çike” dhe pritet me shumë interes, veçanërisht nga audienca shqiptare, pasi përmban vargje në shqip që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale: Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike.

Kënga do të vijë e shoqëruar me videoklip, duke e bërë “Dirty Blonde” një album vizual: të 13 këngët e tij do të publikohen secila me klip përkatës.

Rexha ndau së fundmi një trailer të shkurtër në Instagram, duke rritur kureshtjen e publikut, dhe e shoqëroi videon me mbishkrimin provokues: Ku janë të gjithë k** e mia shqiptare.

Pamjet e para tregojnë një Bebe Rexha ndryshe nga herët e tjera, në një skenar provokues ku shfaqet në një raport flirtues me një burrë shumë më të moshuar, madje duke e puthur atë. Një detaj që ka tërhequr vëmendje është edhe tatuazhi me emrin “Bebe” në barkun e personazhit mashkull, ndërsa këngëtarja shfaqet me stilin e saj ekstravagant karakteristik.

Fansat tashmë po numërojnë ditët deri në publikimin e plotë, ndërsa pritshmëritë janë të larta që “Çike Çike” të shndërrohet në një nga hitet më të diskutuara të sezonit dhe një moment të rëndësishëm për lidhjen artistike të Rexhës me rrënjët e saj shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nderron jete nje 23 vjecar nga velesi u godit nga nje metal gjate ndertimit te nje fabrike ne shkup 699870fbc9f41
Lajmi i mëparshëm

Ndërron jetë një 23-vjeçar nga Velesi, u godit nga një metal gjatë ndërtimit të një fabrike në Shkup

gjykata e pejes e liron kampionin e evropes nga akuza 699879c26f11d
Lajmi i radhës

Gjykata e Pejës e liron kampionin e Evropës nga akuza

Të fundit nga

ShkoLartë