gjykata e pejes e liron kampionin e evropes nga akuza 699879c26f11d

Gjykata e Pejës e liron kampionin e Evropës nga akuza

February 20, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj xhudistit të Kosovës, ish kampioni evropian Akil Gjakova.

Ai ngarkohej me veprën “dhuna në familje” nga paragrafi 248 i Kodit Penal.

“Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1,nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)”, njofton Gjykata.

Gjykata të dëmtuarën e këtij rasti S.M e ka udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.

 “Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

provokon bebe rexha puthet ne buze me nje te moshuar dhe ka nje mesazh per shqiptaret 699873361e53a
Lajmi i mëparshëm

Provokon Bebe Rexha, puthet në buzë me një të moshuar dhe ka një mesazh për shqiptarët

ambasada e shba ndan mesazhin paralajmerues te sekretarit rubio heqje vizash per personat qe perbejne kercenim per politiken e jashtme dhe sigurine kombetare 69987a8a17532
Lajmi i radhës

Ambasada e SHBA ndan mesazhin paralajmërues të Sekretarit Rubio: Heqje vizash për personat që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë