provimi i jurisprudences ne shqip sali jemi te obliguar te gjejne menyren dhe ti ndihmojme studentet 698fa6fe78be3

Provimi i jurisprudencës në shqip, Sali: Jemi të obliguar të gjejnë mënyrën dhe t’i ndihmojmë studentët

February 14, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në emisionin “Triling” në TV24 ka folur rreth kërkesës së studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ai tha se si politikanë janë të obliguar të gjejnë mënyrën se si t’ju dalin në ndihmë studentëve.

Ne i kemi 35 vite shtet. Dhe jemi përballur disa herë si shqiptarë me disa të drejta të munguara. Për këto të drejta është dashur të kalojnë dhjetëra vite për të arritur te rezultati final, gjegjësisht deri te fitimi i asaj të drejte themelore që e kanë kërkuar. Vlerësoj se logjika duhet të vendoset para atyre pengesave juridike dhe administrative që pamundësojnë shfrytëzimin e ndonjë të drejte bazike që dikujt i takon”, ka thënë Sali.

Edhe pse ministri Fillkov tha që të lexohet Kushtetuta, Sali tha se kjo po lexohet në mënyra të ndryshme.

Ne e lexojmë Kushtetutën! Unë do të përsërisë se Kushtetuta po lexohet në mënyra të ndryshme. Pasiqë edhe Kushtetuta të jetë me ndonjë drejtim ndaj një ligji të caktuar dhe nëse ai ligj nuk ka qenë i definuar mirë për ta mbuluar këtë pjesë nga kërkesa e studentëve, mendoj se ne jemi të detyruar si politikanë të gjejmë mënyrën se si t’ju dalim në ndihmë atyre studentëve, pasi që ato janë qytetarë të këtij shteti, kanë studiuar këtu, kanë studiuar në fakultete ku ne i kemi akredituar, i kemi përkrahur dhe financuar si shtet. Dhe në fund të ditës nuk mund t’ia marrim të drejtën në cilën gjuhë ata do të drejtohen në momentin krucial të studimit të tyre”, deklaroi Sali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fermeret greke protestojne ne athine per vonesat ne pagesat e subvencioneve 698fa1031e23e
Lajmi i mëparshëm

Fermerët grekë protestojnë në Athinë për vonesat në pagesat e subvencioneve

zarfi i zi ishte per labinot rexhen publiku vendos fatin e tij ne big brother vip kosova 698fa944772ad
Lajmi i radhës

Zarfi i Zi ishte për Labinot Rexhën, publiku vendos fatin e tij në Big Brother VIP Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë