provimi i jurisprudences ne gjuhen shqipe avokati i popullit hapi lende me vetiniciative 698ccbbac00b1

Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe, Avokati i Popullit hapi lëndë me vetiniciativë

February 11, 2026
1 minut lexim

Avokati i Popullit ka hapur lëndë me vetiniciativë për pengesën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Zëvendësavokatja e Popullit Sonja Trifunovska, deklaroi për Alsat se ata kanë kërkuar informata nga Ministria e Drejtësisë dhe Inspektorati i Gjuhëve lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa deri javën e ardhshme institucionet në fjalë duhet të deklarohen.

“Nga Ministria e Drejtësisë si kompetente për zbatimin e provimit të jurisprudencës, kërkuam informatë se çfarë konkretisht sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë për zbatimin e obligimeve të theksuara në dispozitat e ligjit të përmendur. Përveç kësaj, nga Ministria gjithashtu kërkuam sqarim lidhur me rrethanat dhe çfarë dhe cilat masa dhe veprime janë ndërmarrë që të arrihet harmonizim me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, tha Sonja Trifunovska, Zëvendësavokate e Popullit.

Nga Ministria me të cilën udhëheqë Igor Fillkov gjithashtu kërkohet të japë të dhëna se sa kërkesa ka pasur për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, ndërsa nga Inspektorati me të cilin udhëheqë Arsim Idrizi, të dhëna nëse kanë kryer inspektim për këtë çështje.

Megjithatë, qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë është i prerë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk mjafton për ta dhënë provimin në shqip. Kryeministri, ndonëse fillimisht deklaroi që Ligji për Gjuhët e lejon, gjatë ditës së djeshme tha se megjithatë duhet të bëhen ndërhyrje të tjera ligjore të cilat më pas duhet të dërgohen në Komisionin e Vencias për mendim. Nga koalicioni VLEN garantojnë se do ta zgjidhin çështjen.

“Qeveria ka kapacitet edhe studentët do ta kenë në gjuhën shqipe”, tha Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike.
Për realizimin e kërkesës së studentëve shqiptarë, krahas partive shqiptare mbështetje ofroi edhe LSDM-ja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

masakra me 10 viktima ne kanada autorja eshte nje transgjinore 18 vjecare 698cc5c4e4a4d
Lajmi i mëparshëm

Masakra me 10 viktima në Kanada, autorja është një transgjinore 18-vjeçare

duhet te mbroj shendetin tim demi lovato anulon koncertet 698ccdf63df67
Lajmi i radhës

“Duhet të mbroj shëndetin tim”/ Demi Lovato anulon koncertet

Të fundit nga

ShkoLartë