protestuesit mblidhen para ministrise se brendshme pas dhunimit te aktivisteve ne zvernec 6a1c91334016d

Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Brendshme pas dhunimit të aktivistëve në Zvërnec

May 31, 2026
1 minut lexim

Aktivistë të mjedisit, protestues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm u mblodhën këtë të diel pasdite për të protestuar në kryeqytet përpara Ministrisë së Brendshme për të kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec të Vlorës.

Protesta erdhi një ditë pas përplasjeve të aktivistëve në Zvërnec aty ku u përplasën me rojet e sigurisë private të kompanisë që ka nisur ndërtimet në Zvërnec. Një prej qytetarëve që protestonte u mor zvarrë nga rojet private dhe u dhunua.

Sakaq, në protestën e sotme, një prej aktivistëve, Taulant Binaj u shpreh sot se Shqipëria nuk shitet, dhe se kjo nuk është një betejë vertëm për Zvërnecin por për gjithë Shqipërinë.

Problemi sipas tij themelor, është ligji i vitit 2024 për zonat e mbrojtura e miratuar nga mazhoranca.

Aktivisti Taulant Binaj: Shqipëria nuk ka marrë fund. Është po kjo Shqipëri si në 90. Atëherë kur u mblodhën në shes për të rrëzuar statujën. Janë idealet e lëvizjes së dhjetorit. Po ato idealet e  atdhedashurisë. Të gjithë përfaqësuesit e klasave politike, kam këndvështrimin si ekspert i mjedisit. Prej 2014 një trajtim i mjedisit si një plaçkë për tu shitur. Shoh që gjithçka ne kemi bërë në shumë vite, shpalljen e zonave të mbrojtura përfshi Rrjollin, Kune Vini, Patokun, Karavastanë, Vjosë Nartën, Butrintin, të gjitha duan të na i marrin duan të na i shesin. Nuk kanë për ti marrë. Ngjarja më e fundit në këtë strategji kundër natyrës, ka qenë ai ligj i turpshëm i 2024 për zonat e mbrojtura. Skandal i bërë me hile. Qeveria u fsheh pas një grupi deputetësh, Shqipëria u nda me atë ligj për tu shitur. Këtë ligj kërkonin oligarkët, që kontrollojnë gjithçka. Kjo nuk është një betejë vetëm për Zvërnecin. Kjo është një betejë për gjithë Shqipërinë. Shqipëria nuk shitet. Prandaj jemi këtu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

51 nuk mjaftuan kurti paralajmeron rezultat edhe me te thelle me 7 qershor 6a1c90b7b31e1
Lajmi i mëparshëm

“51% nuk mjaftuan” – Kurti paralajmëron rezultat edhe më të thellë më 7 qershor

tragjedi ne holande humb jeten nje person pasi ra nga nje balone me ajer 6a1c91908701f
Lajmi i radhës

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra nga një balonë me ajër

Të fundit nga

ShkoLartë