protestuan te punesuarit ne parqe kerkojne pagat e tyre 68dbf7d2bc6f3

Protestuan të punësuarit në parqe, kërkojnë pagat e tyre

September 30, 2025
1 minut lexim

“Mjaft punuam për gjevrek dhe ujë”, “Duam paga si pagat tuaja”, “A nuk ju vjen turp”. Këto dhe shumë pankarta të tjera mbanin në duar të punësuarit e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, dhe SHPK-të “Florakom” dhe “Luna”, në protestat e ditës së sotme, ku kërkuan që tu paguhet paga e pa paguar e muajit gusht. Kryetari i sindikatës së të punësuarve të hotelerisë, turizmit, ekonomisë komunale-banesore, artizanateve dhe shoqëritë mbrojtëse të RMV-së Stojançe Kashikovski tha se në protestat e ditës së djeshme hasën në vesh të shurdhër prandaj sot kanë vazhduar me protestën.

STOJANÇE KASHIKOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË HOTELERISË DHE TURIZMIT

“Kemi bllokuar bulevardin Ilinden për shkak të mos pagesës së pagës për muajin gusht. Fatkeqsisht edhe përskaj apelit tonë në protestat e ditës së djeshme të na lëshohet paga deri në ora 12:00 ajo nuk është realizuar. Sipas informacioneve tona nga ana e qytetit të Shkupit janë lëshuar një pjesë e parave për paga ajo qëndron momentalisht në trezor, janë diku rreth 23 milion denarë por mungojnë akoma rreth 25 milion denarë, këto para duhen vetëm për NP “Parqe dhe gjelbërime”, për 2 kompanitë e tjera duhen mjete shtesë”.

Kashikovski tha se nëse nuk iu paguhen pagat gjatë ditës së sotme, ditën e nesërme në protesta do të bllokojnë më shumë rrugë të kryqytetit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sali pyet ahmetin pse familja juaj bleu aksione nga mijallkovi dhe pse ato aksione perfunduan ne banken e vuciqit 68dbeab7cd1fb
Lajmi i mëparshëm

Sali pyet Ahmetin: Pse familja juaj bleu aksione nga Mijallkovi dhe pse ato aksione përfunduan ne Bankën e Vuçiqit?

ekitike flet per kartonin e kuq 68dbf99a23205
Lajmi i radhës

Ekitike flet për kartonin e kuq

Të fundit nga

ShkoLartë