protestat ne iran i derguari i posacem i trump takim sekret me djalin ne mergim te shahut te fundit te teheranit reza pahlavi 6966be6f8cacf

Protestat në Iran, i dërguari i posaçëm i Trump takim sekret me djalin në mërgim të Shahut të fundit të Teheranit, Reza Pahlavi

January 13, 2026
1 minut lexim

Ndërsa protestat kundër regjimit në Iran u intensifikuan, me qindra vdekje, Steve Witkoff, i dërguari i Donald Trump, pati një takim sekret me djalin në mërgim të shahut të fundit të Iranit.

Witkoff dhe Reza Pahlavi diskutuan trazirat gjatë fundjavës, zbulon Axios.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave 15 ditë më parë.

Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një udhëheqës kalimtar në rast të rënies së regjimit, por ai nuk është shumë popullor midis iranianëve.

Sot, Presidenti Trump i bëri thirrje popullit iranian të “vazhdojë protestat” dhe të “pushtojë zyrat qeveritare”, ndërsa theksoi se “ndihma është rrugës”.

Pahlavi është djali i Shahut që u rrëzua gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979. Ai aktualisht drejton një grup opozitar me bazë në SHBA. Që nga shpërthimi i trazirave, ai ka rritur paraqitjet e tij në media duke i bërë thirrje administratës Trump të ndërhyjë për të mbështetur protestat.

Megjithatë, siç vëren Axios, kur filluan protestat, administrata Trump nuk e konsideronte Pahlavi-n si një lojtar të rëndësishëm politik. Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se administrata Trump u habit nga fakti që gjatë shumë demonstratave, protestuesit brohoritën emrin e Pahlavi-t në mërgim.

“Shumica e këtyre protestuesve kanë lindur pas revolucionit të vitit 1979 dhe janë nostalgjikë për një kohë që nuk e kanë përjetuar kurrë, kur ekonomia e vendit po rritej, kishte liri sociale dhe vendi gëzonte një imazh pozitiv ndërkombëtar. Pahlavi është udhëheqësi që për shumë iranianë mishëron më së miri këtë patriotizëm dhe këtë nostalgji progresive për ta bërë Iranin përsëri të madh”, tha një analist për Axios.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rast i rralle i parlamentit ukrainas gjate luftes refuzohet nje vendim i zelenksyt 6966bc9334599
Lajmi i mëparshëm

Rast i rrallë i parlamentit ukrainas gjatë luftës – refuzohet një vendim i Zelenksyt

kryepiskopi joan ne bruksel takime me zyrtare te larte europiane 6966c15566a5a
Lajmi i radhës

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë

Të fundit nga

ShkoLartë