protestat ne greqi bllokohet qarkullimi kakavije janine 69341bb2cd5b1

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

December 6, 2025
1 minut lexim

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.



Lëvizja do të ndalohet nga ora 19:00 deri në 22:00 (sipas orës lokale greke), me përjashtim të automjeteve që transportojnë raste emergjente shëndetësore.

Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.

Këto protesta vijnë si reagim ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostos së lartë të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore, si gruri, pambuku dhe misri.

Fermerët shprehen të zhgënjyer edhe nga mbështetja financiare e shpërndarë së fundi, e cila sipas tyre ka qenë shumë më e ulët se pritshmëritë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

suedia ne alarm nendeteset ruse shfaqen pothuajse cdo jave ne detin baltik 693418b77e3da
Lajmi i mëparshëm

Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

vlen takimi fetai lawton konfirmon mbeshtetjen e forte te shba ve per reformat 693428759481d
Lajmi i radhës

VLEN: Takimi Fetai–Lawton konfirmon mbështetjen e fortë të SHBA-ve për reformat

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë