protestat kunder regjimit ne iran shkon ne 162 numri i te vdekurve mbi 3200 qytetare te arrestuar 6963e306438cb

Protestat kundër regjimit në Iran, shkon në 162 numri i të vdekurve, mbi 3200 qytetarë të arrestuar

January 11, 2026
1 minut lexim

Të paktën 162 protestues janë vrarë në Iran gjatë 15 ditëve të fundit gjatë protestave antiqeveritare, sipas një grupi të të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), numri total i viktimave që nga nisja e protestave ka shkuar në të paktën 203 persona, përfshirë 41 efektivë të forcave të sigurisë.

HRANA bën të ditur se të paktën tetë nga protestuesit e vrarë ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa mbi 3,285 persona janë arrestuar nga autoritetet iraniane.

Grupi thekson se shifrat mund të jenë më të larta, për shkak të kufizimit të aksesit në internet dhe komunikimeve telefonike në të gjithë vendin.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat e uleta jasharaj propozon qe te shtyhet procesi mesimor edhe per disa dite 6963e13e2252b
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat e ulëta, Jasharaj propozon që të shtyhet procesi mësimor edhe për disa ditë

studimi 1 ne 5 persona ne gjermani mendon te largohet nga vendi 6963e7449cba3
Lajmi i radhës

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Të fundit nga

ShkoLartë