protesta te kryeministria dhe pervjetori i ps se te sheshi italia policia plan masash rruget qe bllokohen 6a2bf2b02f146

Protesta te Kryeministria dhe përvjetori i PS-së te sheshi “Italia”, policia plan masash: Rrugët që bllokohen

June 12, 2026
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen dhe mbrëmjen e sotme në kryeqytet, përfshirë një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe një aktivitet të organizuar nga Partia Socialiste në sheshin “Italia”.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 16:00 e deri në përfundim të aktiviteteve do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dibrani takim lamtumires me shefin e eulex it barbano 6a2bf23a1cfc6
Lajmi i mëparshëm

Dibrani takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, Barbano

ne klub nate ne zherovjan kapet shtetasja serbe 34 vjece 6a2bf7cf59950
Lajmi i radhës

Në klub nate në Zherovjan kapet shtetasja serbe 34-vjeçe

Të fundit nga

Dibrani takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, Barbano

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit, Dibrani e falënderoi Barbano për bashkëpunimin e

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë dakord për të mos pasur asnjëherë armë bërthamore, duke shtuar se Amerika
ShkoLartë