protesta nuk ndalet qytetaret marshojne drejt kryeministrise neser tubim i madh para kuvendit 6ac6868fd9ae3

Protesta nuk ndalet/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, nesër tubim i madh para Kuvendit

October 7, 2026
1 minut lexim

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë, duke shënuar kështu protestën e 130-të kundër qeverisë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe godinës së Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë aktuale. Gjatë protestave të zhvilluara prej disa muajsh është artikuluar gjithashtu kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore.

Ndërkohë, protesta e sotme i paraprin një tjetër tubimi të paralajmëruar për ditën e nesërme, 8 tetor, këtë herë përpara Kuvendit.

Në të njëjtën ditë, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe votojë projektligjin për reformën administrativo-territoriale. Drafti parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me njësi vendore më të mëdha, duke e ulur numrin e bashkive nga 61 në 46.

Ndryshimet janë kundërshtuar nga opozita dhe përfaqësues të disa prej komuniteteve që preken nga harta e re. Kundërshtarët e reformës kanë ngritur shqetësime për pasojat që, sipas tyre, ndryshimet mund të sjellin për përfaqësimin dhe zhvillimin e zonave që humbasin statusin e bashkisë.

Për këtë arsye, përpara Kuvendit është paralajmëruar një protestë kombëtare në ditën kur reforma pritet të kalojë për votim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macja e eger verehet prane aeroportit te munihut angazhohen helikoptere e drone per kapjen e saj 6ac6861464fc9
Lajmi i mëparshëm

​Macja e egër vërehet pranë aeroportit të Munihut, angazhohen helikopterë e dronë për kapjen e saj

zbulohet rasti i dyte me virusin misterioz ne rusi moska hedh poshte thirrjet e obsh dhe shba per transparence 6ac686f1c2a06
Lajmi i radhës

Zbulohet rasti i dytë me virusin misterioz në Rusi! Moska hedh poshtë thirrjet e OBSH dhe SHBA për transparencë

Të fundit nga

ShkoLartë