protesta ne shqiperi luiz ejlli vjen me kenge dedikuar revoltes se qytetareve 6a2dd22264e51

Protesta në Shqipëri, Luiz Ejlli vjen me këngë dedikuar revoltës së qytetarëve

June 13, 2026
1 minut lexim

Vetëm një ditë pasi publikoi mini-albumin (EP-në) e tij me pesë këngë të reja, Luiz Ejlli ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari ka ndarë një fragment nga videoklipi i ri, duke bërë të ditur se kënga vjen si një reagim ndaj protestave të qytetarëve.

“Secili proteston në mënyrën e vet, ju zgjodhët rrugën, unë zgjodha muzikën. Mendova se zëri im do të dëgjohej më mirë përmes një kënge sesa mes turmës. M’u desh pak kohë për tekstin, muzikën dhe videoklipin. Më vjen keq për ata që dyshuan dhe ma sollën kurrizin (nuk është hera e parë, jam mësuar)”, ka shkruar Luizi.

Lëvizja e Luizit vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë artistë po përdorin muzikën dhe artin si formë reagimi ndaj çështjeve sociale dhe zhvillimeve që po ngjallin debat në opinionin publik.

Vetëm një ditë më parë, edhe reperi i njohur Taste 2 publikoi një këngë të re kushtuar zhvillimeve në Zvërnec dhe protestave të qytetarëve, duke iu bashkuar zërave që po shprehin qëndrimet e tyre përmes artit.

Tashmë mbetet të shihet se kur do të publikohet kënga e re e Luiz Ejllit, e cila pritet të tërheqë vëmendje të madhe, duke pasur parasysh tematikën e ndjeshme që trajton dhe interesimin e madh që po shoqëron protestat e ditëve të fundit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

peshkaqeni sulmon nje grua ne sidnei dergohet me helikopter ne spital 6a2dd13a30855
Lajmi i mëparshëm

Peshkaqeni sulmon një grua në Sidnei, dërgohet me helikopter në spital

gostivari ne ofensive ndertimore valbon limani synohet perfundimi i projekteve para ardhjes se mergimtareve 6a2dd5ef83b7d
Lajmi i radhës

Gostivari në ofensivë ndërtimore, Valbon Limani: Synohet përfundimi i projekteve para ardhjes së mërgimtarëve

Të fundit nga

ShkoLartë