protesta e bulevardit kunder kuvendit kombetar jo negociata neper zyra perfaqesuesit jane ne shesh 6a5bd92f5f5fd

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra, përfaqësuesit janë në shesh

July 18, 2026
1 minut lexim

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve.

“Nuk do lëvizim nga sheshi deri sa të plotësohen 5 kërkesat”, u shpreh një protestuesve.

Thirrjet për revolucion dhe ndryshimin e klasës politike, vijojnë.

5 kërkesat e tyre janë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.
4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.
5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Kjo protestë vjen pas mbledhjes për herë të parë të “Kuvendit Kombëtar të Protestës”, i thirrur nga organizatorët. Kjo mbledhje në fakt pati mjaft tensione dhe përplasje mes tyre, pasi dukej se dakordësia për këtë takim nuk ishte e të gjithëve.

Nga sheshi protestuesit u distancuan nga kjo mbledhje dhe ky Kuvend duke thënë se përfaqësuesit janë në shesh dhe se nuk ka negociata nëpër zyra.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ikballe huduti heq mbulesen dhe nderpret emisionin nuk mbulohem me jam shqiptare te pranishmit mbeten te habitur 6a5bd8b533233
Lajmi i mëparshëm

“Ikballe Huduti heq mbulesën dhe ndërpret emisionin: “Nuk mbulohem më, jam shqiptare!” – Të pranishmit mbeten të habitur

punonjesja pa eksperience parandalon pa dashje grabitjen e supermarketit nuk dinte te hapte arken e parave 6a5bd99b0753f
Lajmi i radhës

Punonjësja pa eksperiencë parandalon ‘pa dashje’ grabitjen e supermarketit… nuk dinte të hapte arkën e parave

Të fundit nga

ShkoLartë