Vijon edhe në ditën e 19-të protesta e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qindra protestues u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, ku shprehën pakënaqësitë e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve kundër drejtuesve politikë të vendit. Gjatë tubimit u dëgjuan slogane si “Rama dhe Berisha në burg”, duke shënjestruar figurat kryesore të politikës shqiptare.
Një nga momentet më të veçanta të protestës ishte organizimi i një performance simbolike të quajtur “Marshimi i flamingove”. Disa aktivistë u shfaqën me flamingo të improvizuara, duke ironizuar klasën politike përmes mesazheve satirike.
Protesta u zhvillua pa incidente dhe është pjesë e një serie tubimesh që kanë vijuar prej 19 ditësh, me organizatorët që kërkojnë ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësive nga drejtuesit e vendit.
Burimi: botasot.info


