promotori i joshuas ne dileme 6968d1d362b44

Promotori i Joshuas në dilemë

January 15, 2026
1 minut lexim

Pas aksidentit me makinë të disa javëve më parë në Nigeri, ku humbën jetën Sina Ghami dhe Latif ‘Latz’ Adoyele, anëtarët e ekipit trajnues të boksierit Anthony Joshua, e ardhmja e britanikut është në dilemë. Promotori i tij Eddie Hearn tha se do të jetë vetë Joshua ai që do të vendosë për të ardhmen e tij.

Joshua ishte gjithashtu në makinë dhe kërkoi trajtim spitalor për lëndime të lehta para se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar. Kur u pyet nëse pret që Joshua të marrë një kohë të konsiderueshme pushim nga boksi, Hearn tha: “Besoj se PO. Ai ka nevojë për kohën e duhur për të pushuar”.

“Joshua ka nevojë që të ketë kohën e vet dhe të lihet vetëm për të kapërcyer jo vetëm një incident të tmerrshëm. Ai humbi dy miq të mirë. Është me zemër të thyer pas asaj që ndodhi. Kur të vijë koha e duhur, besoj se ai do të marrë vendimin e tij. Do ta dëgjoni prej tij”, shtoi më tej Eddie Hearn.

“E ardhmja e Anthony Joshua do të tregohet nga vetë Anthony Joshua.

Dhe ky është i vetmi zë që duhet ta dëgjoni në këtë drejtim. Ne do t’i japim kohën e tij për të marrë atë vendim dhe për t’u shëruar.

Ajo që i ndodhi nuk është normale, veçanërisht familjet e Sina dhe Latz, të cilët ishin kaq të dashur“, shtoi promotori.

“Ai do të marrë kohën e tij dhe do t’i duhet koha e tij fizikisht, mendërisht, emocionalisht, shpirtërisht para se të marrë një vendim për të ardhmen. Unë mendoj se ai do të dëshirojë të kthehet në boks, por ky do të jetë vendimi i tij kur të vijë koha e duhur.

Sigurisht që nuk është një bisedë që do ta zhvilloj me të së shpejti”, deklaroi Hearn.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te denuar nga gjykata per vepra te ndryshme penale vihen ne pranga 3 shtetas 6968d17675a2b
Lajmi i mëparshëm

Të dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 shtetas

hakeruan kompjuteret e spak prokuroria e posacme con per gjykim ish kreun e burgjeve arnold rrokaj dhe zambak gjonin 6968d28375a48
Lajmi i radhës

Hakeruan kompjuterët e SPAK, Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

Të fundit nga

ShkoLartë