prokuroria speciale kerkoi 45 vite burg per kreret e uck reagon edi rama 698a3315227db

Prokuroria Speciale kërkoi 45 vite burg për krerët e UÇK, reagon Edi Rama

February 9, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë të hënë pasdite menjëherë pasi Prokuroria Speciale në Hagë paraqiti në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkesën për dënimin e tyre me 45 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi i prokurorisë ka shkaktuar reagime të forta në rajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh me tone të ashpra në mbrojtje të ish-komandantëve të UÇK-së, përfshirë mikun e tij të gjatë Hashim Thaçin, duke e cilësuar kërkesën e Prokurorisë si një “padrejtësi” dhe duke theksuar tronditjen e tij ndaj mënyrës se si prokuroria ndërkombëtare ka ndjekur këtë çështje.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mediaset padit fabrizio corona n per 160 milione euro akuza per shpifje dhe informacion te rreme 698a324c992aa
Lajmi i mëparshëm

Mediaset padit Fabrizio Corona-n për 160 milionë euro: Akuza për shpifje dhe informacion të rremë

seksi ne hapesire politika e riprodhimit njerezor pertej tokes duhet te adresohet urgjentisht thone ekspertet 698a33301fa0a
Lajmi i radhës

Seksi në hapësirë: Politika e riprodhimit njerëzor përtej Tokës duhet të adresohet urgjentisht, thonë ekspertët

Të fundit nga

Reali ia vë sytë superyllit të Barçës

Real Madrid shkaktoi polemika të mëdha kur i rrëmbeu Luis Figo Barcelonës në vitin 2000, dhe 26 vite më vonë një saga e re mund të jetë në horizont. Drejtuesit e “Bernabéut”,
ShkoLartë