prokuroria nis rast penal ndaj jozefin markut pas incidentit me edi kucin 6a9b225b9e7d5

​Prokuroria nis rast penal ndaj Jozefin Markut pas incidentit me Edi Kuçin

September 4, 2026
1 minut lexim

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozefin Marku, është përfshirë nga autoritetet e vendit në listën e personave që duhet të ndalohen në pikat kufitare.

Kjo masë lidhet me një përleshje fizike me Edi Kuçin, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, për të cilën Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet.

Rasti është bërë publik pas qarkullimit në rrjetet sociale të pamjeve të plota të incidentit, ndërsa organet e drejtësisë kanë ndërmarrë veprime lidhur me ngjarjen.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se ndaj Markut është iniciuar një rast penal.

Sipas tij, procedura është nisur me vetiniciativë nga prokurori dhe Marku, i cili është shtetas i Shqipërisë, dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I dëmtuari në këtë rast është shtetasi i Kosovës, E.K., iniciale që i referohen Edi Kuçit.

Rasti tashmë është në procedurë dhe pritet që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e mëtejshme ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa e rrezikuar eshte infrastruktura gjermane 6a9b21907ef50
Lajmi i mëparshëm

Sa e rrezikuar është infrastruktura gjermane?

kercenohet kryetari i komunes se sarajit muhamed elmazi 6a9b264fb4ea7
Lajmi i radhës

Kërcënohet kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi

Të fundit nga

Sa e rrezikuar është infrastruktura gjermane?

Sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj termocentraleve dhe objekteve hekurudhore në Gjermani po e shqetësojnë popullsinë. Ekspertët thonë: Njerëzit duhet të përgatiten që kjo të vazhdojë. Mëngjesi i së martës këtë
ShkoLartë