prokuroria nis hetim ndaj 55 vjecarit nga shkupi dyshohet se tentoi te vrase bashkeshorten me arme zjarri 69ac38d27049c

Prokuroria nis hetim ndaj 55 vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se tentoi të vrasë bashkëshorten me armë zjarri

March 7, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur procedurë hetimore ndaj një 55-vjeçari nga Shkup, i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, ndërsa ndaj tij është hapur edhe procedurë për rrezikim të sigurisë.

Sipas Prokurorisë, më 1 mars në shtëpinë familjare, në prani edhe të një personi tjetër dhe gjatë një rasti të dhunës në familje, i dyshuari me dashje ka tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij.

Sipas hetimeve, i dyshuari ka nxjerrë një pistoletë të cilën e posedonte me leje, e ka mbushur dhe ka qëlluar një plumb. Plumbi ka kaluar pranë viktimës, është përplasur në parket dhe më pas ka përfunduar në dritare.

Pas incidentit, i dyshuari është zbritur në katin e poshtëm dhe u ka thënë dy vajzave të tij se kishte qëlluar ndaj nënës së tyre. Më pas, ato së bashku me nënën janë larguar nga shtëpia.Sipas Prokurorisë, më 5 mars i dyshuari sërish i është kërcënuar bashkëshortes me armë zjarri para dy vajzave të tyre, me qëllim që t’i shqetësojë dhe t’i frikësojë.

Prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykata Themelore Penale Shkup caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë për të ndikuar mbi dëshmitarët dhe procedurën, si dhe rrezikut që ai të përfundojë veprën penale që kishte tentuar të kryent

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nafta rritje rekord shitet me mbi 90 dollare per fuci cmimi me i larte ne dy vite 69ac32f61124d
Lajmi i mëparshëm

Nafta rritje rekord/ Shitet me mbi 90 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë në dy vite

askush nuk i intereson me timothee chalamet kritikohet ashper per komentin kontravers mbi baletin dhe operen 69ac3a75e7744
Lajmi i radhës

“Askush nuk i intereson më”/ Timothee Chalamet kritikohet ashpër për komentin kontravers mbi baletin dhe operën

Të fundit nga

Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë

Korridori VIII ka marrë njohjen e Bashkimit Evropian si një pjesë kyçe e rrjetit evropian të korridoreve, pas një pune intensive diplomatike të Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegoi se më

Bernardo Silva nuk rinovon me Manchester Cityn

Një lajm i bujshëm ka tronditur botën e futbollit: Bernardo Silva, një lojtar thelbësor në skemat e Pep Guardiolës te Manchester City, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me klubin
ShkoLartë