prokuroria inicon rast per keqperdorim te votimit sekustrohet nje fletvotim i dyshimte 6a32fa35e9b4e

Prokuroria inicon rast për keqpërdorim të votimit, sekustrohet një fletvotim i dyshimtë

June 17, 2026
1 minut lexim

Një fletvotim i dyshimtë është gjetur gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Për këtë prokurori i shtetit ka inicuar rastin e ‘keqpërdorimi i të drejtës së votimit’.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala tha se është sekusteruar edhe fletvotimi i dyshimtë.

“Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është sekuestruar edhe fletëvotim me të cilin dyshohet në drejtim të veprës penale “Kqpërdorimi i të drejtës së votimit” sipas nenit 213 të KPRK-se. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, në bashkepunim të plotë me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me këtë”, tha Shala.

Janë numëruar 100% të fletvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit në Kosovë.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara të publikuara në ëeb-faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës apo 47.13%.

Partia Demokratike e Kosovës është rënditur e dyta me 22 ulëse apo 19.44%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 18 ulëse, kështu duke zënë vendin e tretë në këto zgjedhje të parakohshme apo 16.69%.

Ndërsa Aleanca ka arritur të fitoj 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës apo 6.74%.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump bisede me presidentin sirian per hezbollahun ai nuk i pelqen fare ata 6a32f5aceff9f
Lajmi i mëparshëm

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

gaba rezoluta e pe se vendos kufi europian per ndertimet qeveria ka mbyllur syte dhe veshet para kerkesave te qytetareve 6a32fab13ba33
Lajmi i radhës

Gaba: Rezoluta e PE-së vendos kufi europian për ndërtimet, qeveria ka mbyllur sytë dhe veshët para kërkesave të qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë