prokuroret rrezojne policine parkimet dysh nuk jane veper penale 68c58fb88a334

Prokurorët “rrëzojnë” policinë, parkimet dysh nuk janë vepër penale

September 13, 2025
1 minut lexim

Referimet e para të Policisë së Shtetit, për parkimet dysh si vepër penale po rrëzohen nga prokuroritë.

Prokurorët mesa duket nuk bien dakord me qasjen se një parkim dysh duhet të ndiqet edhe penalisht krahas masës administrative ndaj drejtuesit të automjetit.

Prokuroria e Sarandës i tha Euronews Albania se për dy shtetas të kallëzuar nga policia për “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, është vendosur mosfillimi i procedimit, përfshi rastin ku u pengua kalimi i një autobuzi me turistë.

Prokuroria e Vlorës është ende në fazën e verifikimit për rastin kur nga parkimi i gabuar, u bllokua kalimi i një mjeti zjarrfikës në Himarë.

Në Prokuroritë Tiranë dhe në Lezhë kanë mbërritur 70 referime të policisë por zyrtarisht bëhet me dije se ende prokurorët nuk kanë disponuar me vendimmarrje për mosfillim apo regjistrim procedimi.

Pak javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, urdhëroi vartësit që drejtuesit e automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin , të referohen në prokurori për nenin 293 të Kodit Penal.

Mbi 100 shoferë deri më tani janë kallëzuar në Prokurori krahas masës administrative prej 20 mijë lekësh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aleanca kombetare per integrim dorezoi kandidaturat ne gostivar bashkim per fitore me 19 tetor 68c58e52b31d7
Lajmi i mëparshëm

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

dortmund fiton dhe kryeson ne bundesliga i pacarada lendohet 68c590149db1a
Lajmi i radhës

Dortmund fiton dhe kryeson në Bundesliga I, Paçarada lëndohet

Të fundit nga

ShkoLartë