projekti durana berisha eshte pervetesuar nga mafia 69651b73a05cb

Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia

January 12, 2026
1 minut lexim

Projekti Durana në Xhafzotaj të Durrësit, është përvetësuar nga mafia. Akuza është e Sali Berishës, i cili bëri përgjegjës Edi Ramën për dështimin e projektit që parashikontenjë zonë të lirë ekonomike dhe një park teknologjik.



“Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike. E vërteta është se kjo iu premtua, se Ramaduro filloi të flasë për Silicon Valley në Durrës. Por menjëherë kthetrat e egra të mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania prestigjioze nuk gjeti asnjë mundësi të investonte në këtë vend”, tha Berisha.

Sipas liderit demokrat, territori ku duhej të ngrihej zona e lirë ekonomike e pagëzuar si Durana, zotërohet nga familja e Troplinëve, ndaj ai e mbiquajti disa herë si Tropalana. Berisha tha se kompanitë e regjistruara në Durana nuk paguajnë taksa, por sipas tij detyrohen që të paguajnë tarifa te kryeministri Edi Rama dhe i shpalluri në kërkim Ergys Agasi.

“Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë. Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama. Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme”, shtoi Berisha.

Lideri i opozitës përballë gazetarëve u bëri sërish thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 24 Janarit për largimin e Edi Ramës. “Opozita është e sigurt që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, ka besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë”.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve në betejën e saj, por shtoi se do jenë qytetarët ata që do të rrëzojnë Ramën nga pushteti.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rutte nato ja po shqyrton hapat e radhes per sigurine e arktikut 69651865466f1
Lajmi i mëparshëm

Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Arktikut

evakuohen tri familje ne lagjen kodra e trimave 69651d8fdf6dd
Lajmi i radhës

Evakuohen tri familje në lagjen Kodra e Trimave

Të fundit nga

Frikë për Guendouzin

Moment frike për Matteo Guendouzi në Turqi. Ish-lojtari i Lazios, i shitur te Fenerbahce gjatë afatit kalimtar dimëror, u godit nga një shishe uji e hedhur nga tribunat në stadiumin Yildiz Entegre

VLEN: Jemi të përkushtuar për rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka vazhduar edhe sot takimet zyrtare në Bruksel. Takimet me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim
ShkoLartë