Programi i Kodimit në Shqipëri, mbi 4100 të rinj kanë aplikuar gjatë këtij viti

September 18, 2023
1 minut lexim

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë me dije se mbi 4100 të rinj kanë aplikuar në Programin e Kodimit nisur nga janari i këtij viti.

Programi i Kodimit, i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, do të zbatohet për herë të parë dhe do t’i shërbejë vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të digjitalizimit dhe të përgatiten të rinj të aftë të grup-moshës 16-35 vjeç që edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, me një kosto relativisht të ulët.

Në këtë proces, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit do të jetë zbatuesja nëpërmjet strukturave të saj në bashkëpunim me institucionet e formimit profesional do të ketë një rol të rëndësishëm.

Për ta lehtësuar këtë proces, aplikimi, që do të bëhet në rrugë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë vitit.

Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori shkon deri në 100 %. /SCAN

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Istanbul, fillon trajtimi i fotoreporterit Abu Amra, i cili u qëllua nga ushtarët izraelitë

Story i radhës

Siri, nëna kërkon t’i kthehet fëmija që iu rrëmbye nga PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja

Të fundit nga

Notebook, tablet, czy smartfon? Poznaj różnice

Telefon, tablet czy laptop — co najlepiej się nadaje do gier hazardowych? „Telefon, tablet czy notebook?” We współczesnym życiu jest to pytanie dla wielu osób, które muszą podjąć pracę lub naukę, a
ShkoLartë