Ish reprezentuesja e Kosovës, Mimoza Shkodra, prej ish volejbollisteve më të mira në vendin tonë, ish nënpresidente e Komitetit Olimpik të Kosovës, autore e shtatë librave, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime përvjetorin, “Bota sot”.
Në një vend ku sporti shpesh përmendet vetëm kur fitojmë ndonjë medalje (ose kur kritikohet pa arsye), ju keni qenë gjithmonë aty me zemër, me fjalën e shkruar dhe me besim në vlerat e vërteta të sportit.
Ju keni raportuar jo vetëm lajmin, por edhe shpresën. Keni qenë tribunë për sportistët, zë për të heshturit dhe kronistë të një historie që shumëkush e anashkalon.
Faleminderit që nuk e latë sportin vetëm. Uroj që fryma juaj përkushtuese të mbetet shembull për të gjithë!”, ka ururuar profesoresha Shkodra.
Burimi: botasot.info