proda zero tolerance ndaj alkoolit ne timon gjate nderrimit te viteve 695694b4bfae0

Proda: Zero tolerancë ndaj alkoolit në timon, gjatë ndërrimit të viteve!

January 1, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me drejtuesit e Policisë Tiranë, ka takuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe Sallën e Komandimit të DVP Tiranë gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Ai uroi punonjësit për Vitin e Ri 2026 dhe i falënderoi për përkushtimin në garantimin e rendit dhe sigurisë, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit. Proda kërkoi profesionalizëm, komunikim etik dhe kujdes maksimal gjatë shërbimit.

Gjatë inspektimit të Sallës së Komandimit, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi rolin e saj kyç në menaxhimin e situatave operative dhe reagimin në kohë ndaj çdo informacioni.

Ndërkohë, gjatë festimeve, deri në orën 01:30 të datës 1 janar 2026, janë raportuar 20 shtetas të lënduar nga fishekzjarrët, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare e lënduar lehtë në Vaqarr, dyshohet nga plumb qorr.

Policia e Shtetit njofton se shërbimet në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e territorit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

incident i rende ne naten e nderrimit te moteve plagoset me arme zjarri nje 2 vjecar 6956877a5bc20
Lajmi i mëparshëm

Incident i rëndë në natën e ndërrimit të moteve, plagoset me armë zjarri një 2 vjeçar

ernest muci barazon rezultatin e mbappes 6956951480c69
Lajmi i radhës

Ernest Muçi barazon rezultatin e Mbappes

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë