Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë te meshkujt dhe Kupës te Femrat!
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar zyrtarisht organizimin e dy ngjarjeve të mëdha në qytetin e Prizrenit:
Final 8 – Kupa e Ligës së Parë Meshkujt
Final 4 – Kupa e Kosovës – Femrat
Turnetë do të zhvillohen nga 10 deri më 14 shkurt 2026, në kuadër të programit të FIBA PNRC – Kampi Potencial i Gjyqtarëve Nacional.
Në këtë kamp do të marrin pjesë nëntë (9) gjyqtarë kandidatë të FIBA-s për licencim në periudhën GOL2027–2029, prej të cilëve tre (3) do të nominohen nga lista e gjyqtarëve të FBK-së.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë në ditën e miratimit të tij.
Basketboll, emocione dhe zhvillim profesional – të gjitha në Prizren!
Burimi: botasot.info


