privohen nga liria tre persona nga gostivari policia u gjen droge arme dhe municion 699087fb65654

Privohen nga liria tre persona nga Gostivari, policia u gjen drogë, armë dhe municion

February 14, 2026
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 3 persona nga Gostivari janë privuar nga liria.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar i kanë privuar nga liria A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), të gjithë nga Gostivari

Njoftimi i plotë nga MPB.

Më 13.02.2026, në një objekt hotelierik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar i kanë privuar nga liria A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), të gjithë nga Gostivari. Gjatë kontrollit ndaj tyre, te A.R. janë gjetur tetë paketime me substancë të bardhë pluhur, ndërsa te Z.A. një paketim me substancë të bardhë pluhur.
Më pas, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë e A.R., ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Bereta” kalibër 22 mm, një pushkë karabinë “Zastava” kalibër 8.57, një karikator dhe gjithsej 191 fishekë të kalibrave të ndryshëm, për të cilat ai nuk posedonte leje.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeministri britanik europa duhet te jete gati per lufte 69908202f182a
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri britanik: Europa duhet të jetë gati për luftë

londrimi nuk e ndryshoj mendimin per elijonen vetem pse jemi ne finale 69908a3649b1e
Lajmi i radhës

Londrimi: Nuk e ndryshoj mendimin për Elijonën vetëm pse jemi në finale

Të fundit nga

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë

Një delegacion prej 9 deputetësh të Parlamentit Europian do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme. Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, do të zhvillojë
ShkoLartë