presioni te skuadrat shqiptare 689e03234a4ec

Presioni te skuadrat shqiptare

August 14, 2025
1 minut lexim

Skuadrat shqiptare sonte luajnë ndeshjen e kthimit dhe synojnë të sigurojnë plej of-in në garat e UEFA-s.

Drita e Gjilanit që udhëhiqet nga trajneri shkupjan Zekirija Ramadani luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Steauas së Bukureshtit, duke nisur nga ora 20:00. Ndeshja e parë ndërmjet tyre në Bukuresht ishte mbyllur me fitore të rumunëve me shifrat 3:2.

Ndërkohë, Dinamo e Tiranës e pret në shtëpi Hajduk Splitin, me këta të fundit që vijnë në tokën shqiptare me avantazh 2:1.

Egnatia barazoi pa gola në ndeshjen e parë ndaj Ljubjanës, kurse ndeshjen e kthimit e zhvillon në shtëpi, teksa Ballkani me fitore minimale 1:0 ka udhëtuar në Irlandë, ku do të luajë ndaj Shamrok Rovers sonte nga ora 21:00.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami 70 milione euro per qender klinike moderne ne tetove 689df952b69a4
Lajmi i mëparshëm

Kasami: 70 milionë euro për Qendër Klinike moderne në Tetovë

te arrestuarit nga serbia nuk kane qene pjese e uck se thote dega e veteraneve ne rahovec 689e0326ae150
Lajmi i radhës

​Të arrestuarit nga Serbia nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, thotë dega e veteranëve në Rahovec

Të fundit nga

ShkoLartë