presidentja osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i sllovenise ne kosove borut blaj 68b8612742aa5

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

September 3, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në takim, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhjen në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit Brdo-Brijuni dhe theksoi rëndësinë që Kosova i kushton këtij formati si platformë për dialog rajonal, stabilitet dhe perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maxhuni me finlanden sonte perballet me gjermanine 68b8611518cb6
Lajmi i mëparshëm

Maxhuni me Finlandën sonte përballet me Gjermaninë

shorti elektronik irena gjoka do te gjykoje meten kryemadhin dhe tre bashkepunetoret 68b861c7ec36b
Lajmi i radhës

Shorti elektronik/ Irena Gjoka do të gjykojë Metën, Kryemadhin dhe tre bashkëpunëtorët

Të fundit nga

ShkoLartë