presidenti i xiaomi paralajmeron telefonat inteligjente te vitit te ardhshem do te jene edhe me te shtrenjte 691f8b4e68e4d

Presidenti i Xiaomi paralajmëron: Telefonat inteligjentë të vitit të ardhshëm do të jenë edhe më të shtrenjtë

November 20, 2025
1 minut lexim

Xiaomi ka publikuar rezultatet e saj për tremujorin e tretë, dhe kompania po paralajmëron gjithashtu se çmimet globale të çipave të memories do të rrisin çmimet e telefonave inteligjentë.

Memoria po bëhet më e shtrenjtë për shkak të “bumit” të Inteligjencës Artificiale.

Kjo pasi që, prodhuesit e memorieve si Samsung po e lënë pas dore prodhimin e memories për telefonat, pasi tregu i qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale është vendi ku janë paratë tani.

Andaj, sipas presidentit të Xiaomi, Lu Weibing, e gjithë kjo do të thotë që telefonat inteligjentë të vitit të ardhshëm do të jenë edhe më të shtrenjtë se ata të këtij viti.

“Pres që presioni të jetë shumë më i madh vitin e ardhshëm sesa këtë vit”, citohet të ketë thënë ai.

Pra, tendenca e vazhdueshme në rritje e çmimeve të telefonave inteligjentë nuk do të ndalet, nuk do të kthehet mbrapsht apo edhe nuk do të ngadalësohet në vitin 2026.

Çdo pajisje do të bëhet më e shtrenjtë, përsëri – sigurisht, nëse parashikimet e Lu-së bëhen realitet. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata e renduar e reshjeve ne korce perroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat 691f8b236b0f1
Lajmi i mëparshëm

Situata e rënduar e reshjeve në Korçë, përroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat

deputeti ukrainas zbulon 28 pikat e planit amerikan te paqes cfare perfiton ukraina dhe cka agresori rusia 691f8b942554c
Lajmi i radhës

Deputeti ukrainas zbulon 28 pikat e planit amerikan të paqes – çfarë përfiton Ukraina dhe çka agresori, Rusia?

Të fundit nga

Kaia Gerber kapet nga paparacët në Meksikë

Kaia Gerber duket se ka gjetur jo vetëm stilin e saj të qëndrueshëm, por edhe vendin ideal për pushime. Modelja 24-vjeçare u fotografua duke shijuar diellin në Los Cabos, Meksikë, së bashku
ShkoLartë