presidenti i shqiperise bajram begaj nderohet me celesin e qytetit ne gostivar 69a32ee18aa8b

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Gostivar

February 28, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë një vizite zyrtare në Gostivar, është nderuar me “Çelësin e Qytetit”, një nga mirënjohjet më të larta që jep komuna. Në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Gostivarit dhe Këshilli Komunal, kryetari i këshillit Valdet Xhaferi vlerësoi rolin e presidentit Begaj në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani theksoi se kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë për qytetin. Sipas tij, në një periudhë kur bota po përballet me sfida të mëdha politike dhe gjeopolitike, lidershipi i presidentit të Shqipërisë përfaqëson stabilitet, qetësi dhe dinjitet jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët kudo që jetojnë.Gjatë fjalës së tij u theksua gjithashtu se vizita e presidentit Begaj në Gostivar ka jo vetëm karakter politik, por edhe një dimension të fortë emocional për qytetarët shqiptarë të këtij rajoni. Gostivari si qytet është i banuar kryesisht nga shqiptarë, respektivisht këshilli Komunal i Gostivarit, i cili është i përbërë nga përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, përfshirë shqiptarë, maqedonas dhe turq, mori vendim unanim për ndarjen e këtij vlerësimi për presidentin e Shqipërisë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cka po ndodh hamza ne kuvend per takim me kurtin rreth ceshtjes se presidentit 69a307705dc3f
Lajmi i mëparshëm

Çka po ndodh? Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presidentit

kina reagon per sulmet ne iran ta ndalen menjehere veprimet ushtarake 69a32f44418b5
Lajmi i radhës

Kina reagon për sulmet në Iran: Ta ndalen menjëherë veprimet ushtarake

Të fundit nga

Protesta e PD, reagon Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e sotme që po zhvillon opozita në rrugët e kryeqytetit. Në një postim në rrjetin social X, Rama ka ndarë foto nga
ShkoLartë