presidenti i psg se flet per shortin e liges se kampioneve dhe perballjen me barcelonen 68b17535b6ca5

Presidenti i PSG-së flet për shortin e Ligës së Kampionëve dhe përballjen me Barcelonën

August 29, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser al-Khelaifi vlerësoi rezultatet e shortit të Ligës së Kampionëve të bëra të enjten pasdite në Nyon të Zvicrës, ku klubi francez mësoi kundërshtarët.

PSG do të luajë në shtëpi kundër Bayern Munichut, Atalantës, Tottenham Hotspur dhe Neëcastle United, ndërsa si mysafir do të përballen me Barcelonën, Bayer Leverkusenin, Sporting Lisbonën dhe Athletic Bilbaon.

Al-Khelaifi thekson rëndësinë e turneut si më të mirin e klubeve, duke respektuar Barcelonën si një rival të madh. Ai nënvizon fokusin në ndeshjet e ardhshme dhe nevojën për punë dhe besim, duke harruar suksesin e sezonit të kaluar dhe duke u përqendruar në sezonin aktual.

“Ky është turneu më i mirë i klubeve në botë. Në të marrin pjesë të gjitha klubet më të mira. Është gjithmonë e vështirë, do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje deri në fund”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi në një intervistë me Canal+.

“Barcelona ? Nuk folëm me Luis Enriquen. Të gjithë mezi presin këtë ndeshje. Kjo është një ndeshje madhështore midis dy klubeve të mëdha. Ne e respektojmë shumë Barcelonën, është një klub i madh. Edhe ne jemi një klub i madh”.

“E harruam sezonin e kaluar dhe po mendojmë për këtë. Besimi pa punë nuk është asgjë. Po mendojmë për çdo ndeshje të radhës. Fituam sezonin e kaluar, por tashmë po mendojmë për këtë sezon”, përfundoi i pari i PSG-së. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e ngarkuara me pune e shba ne tirane zhvillon takim ne kryeministri 68b174d52883e
Lajmi i mëparshëm

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë zhvillon takim në Kryeministri

abdixhiku kujton berishen do kujtohet perhere per rolin e tij ne konsolidimin e shtetit te kosoves 68b1754334986
Lajmi i radhës

Abdixhiku kujton Berishën: Do kujtohet përherë për rolin e tij në konsolidimin e shtetit të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë