Presidenti e bën të qartë për shqiptarin: Duam 4 milionë euro ose do të luajë me ne në Ligën e Parë

July 4, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Sivaspor-it ka folur për të ardhmen e lojtarit shqiptar Rei Manaj. 

Gokhan Karagol-i ka pohuar faktin se është në negociata me 4 klube për transferimin e sulmuesit shqiptar, por ka theksuar se vlera mininale e kartonit të tij është 4 milionë euro.

Nëse një shifër e tij nuk mbërrin në tryezën e Karagol-it, atëherë Manaj do të luajë një kategori më poshtë në futbollin turk së bashku me Sivasporin.

“Po vazhdojmë negociatat tona me 3-4 klube për Rei Manajn. Klauzola për lirimin e tij është 4 milionë euro.

Nuk do t’i vlerësojmë ofertat poshtë kësaj shifre. Nëse tarifa e kërkuar nuk do të vijë, atëherë Manaj do ta përfundojë sezonin me ne”, ka deklaruar Gokhan Karagoli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Rama nuk lë socialistët të pushojnë/ Mbledh deputetët e PS në selinë rozë, porosi: Zbrisni në terren dhe evidentoni problemet e qytetarëve!

Të fundit nga

ShkoLartë