Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Vendimi është marrë pas propozimit të kryeministrit, ndërsa Presidenca ka bërë të ditur se dekreti është firmosur në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Në njoftimin e Presidencës thuhet:
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”.
Vlora Hyseni kishte marrë drejtimin e SHISH-it në vitin 2023, duke u bërë gruaja e parë që drejton institucionin.
Burimi: botasot.info


