presidenti begaj dekoron me urdhrin komandar i urdhrit suprem te shqiponjes senatoret amerikane jeanne shaheen dhe dick durbin 6ac90d710d0c9

Presidenti Begaj dekoron me urdhrin “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

October 9, 2026
1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj, priti në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i dekoroi me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Senatorët shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Eric Wendt.

Në takimin me Senatorët amerikanë, Presidenti i Republikës vlerësoi partneritetin strategjik dhe aleancën e qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë Euroatlantike.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Shqipërisë në proceset e integrimit Euroatlantik, forcimit të institucioneve demokratike, reformës në drejtësi dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe, gjithashtu, rëndësinë e pranisë dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euroatlantike të rajonit, si dhe kontributin e tyre në sigurinë e Kosovës përmes misionit të KFOR-it.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua Bordit të Paqes, ku Shqipëria mbështet nismat ndërkombëtare që synojnë dialogun dhe bashkëpunimin.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik krijon mundësi për konkretizim të bashkëpunimit në fusha, si: energjia, investimet, mbrojtja, mbrojtja kibernetike dhe infrastruktura”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë ceremonisë së dekorimit Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë të senatorëve amerikane në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin euroatlantik të Shqipërisë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu mbështetjen e senatorëve për Nismën “ Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, e konkretizuar në ligj dhe që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, demokratik dhe institucional në rajon.

Presidenti i Republikës u akordoi të dy senatorëve dekoratën “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Ceremonia rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mirënjohjen e shtetit shqiptar për personalitetet që kanë kontribuar në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

50 milione euro per digjitalizimin e shendetesise maqedonia kerkon teknologji dhe ekspertize nga gjermania 6ac8f671d3d46
Lajmi i mëparshëm

50 milionë euro për digjitalizimin e shëndetësisë, Maqedonia kërkon teknologji dhe ekspertizë nga Gjermania!

marreveshje historike be kina per tregtine brukseli ul me pergjysme importin e makinave hibride kineze dhe zhbllokon metalet e rralla 6ac90dd2f1d07
Lajmi i radhës

Marrëveshje historike BE-Kina për tregtinë/ Brukseli ul me përgjysmë importin e makinave hibride kineze dhe zhbllokon metalet e rralla

Të fundit nga

ShkoLartë