pres drejtesi isni kilaj niset per ne hage pasneser aktgjykimi ndaj tij thacit dhe te tjereve 6af9bcffc0a5e

“Pres drejtësi” – Isni Kilaj niset për në Hagë, pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

November 15, 2026
1 minut lexim

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë para se të shpallet aktgjykimi në procesin gjyqësor për administrim të drejtësisë.

Bashkë me Kilajn, në këtë rast, akuzohen edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Para nisjes, Kilaj ka ndarë fotografi familjare, duke thënë se pret drejtësi në aktgjykimin që do të shpallet më 17 nëntor nga ora 10:00.

“Sot po nisem për në Hagë! Me 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj.

Ndryshe, sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen artan grubi personalisht e ka nenshkruar shitjen e aksioneve shteterore qe perfunduan te davor macura 6af9bca32d25e
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

arrestohen 2 persona procedohen 9 te tjere per tentativen e bllokimit te eskortes se rames dhe gjuajtjen me veze 6af9bd5c00b5c
Lajmi i radhës

Arrestohen 2 persona, procedohen 9 të tjerë për tentativën e bllokimit të eskortës së Ramës dhe gjuajtjen me vezë.

Të fundit nga

ShkoLartë