arrestohen 2 persona procedohen 9 te tjere per tentativen e bllokimit te eskortes se rames dhe gjuajtjen me veze 6af9bd5c00b5c

Arrestohen 2 persona, procedohen 9 të tjerë për tentativën e bllokimit të eskortës së Ramës dhe gjuajtjen me vezë.

November 15, 2026
1 minut lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë nëntë të tjerë, pas një incidenti të ndodhur në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit.

Sipas policisë, grupi i personave ka tentuar të bllokojë rrugën, ndërsa ka hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.

Arrestimi i dy shtetasve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa nëntë të tjerët do të hetohen për “Prishje të qetësisë publike” mes tyre edhe 5 vajza.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjithashtu, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

E. P., 33 vjeçe, D. G., 50 vjeç, O. D., 34 vjeç, M. C., 28 vjeçe, L. A., 24 vjeçe, I. R., 31 vjeç, N. S., 23 vjeçe, J. S., 25 vjeçe, të tetë banues në Tiranë, si dhe I. Ll., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Këta shtetas, më datë 14.11.2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kanë tentuar të bllokojnë rrugën dhe kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pres drejtesi isni kilaj niset per ne hage pasneser aktgjykimi ndaj tij thacit dhe te tjereve 6af9bcffc0a5e
Lajmi i mëparshëm

“Pres drejtësi” – Isni Kilaj niset për në Hagë, pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

sulmet me drone thuhet se goditen 3 anije tregtare prane bregdetit te detit te zi te rumanise 6af9bd97e7b7b
Lajmi i radhës

​Sulmet me dronë thuhet se goditën 3 anije tregtare pranë bregdetit të Detit të Zi të Rumanisë

Të fundit nga

ShkoLartë