premier league ndryshon traditen 694d76b74bca8

Premier League ndryshon traditën

December 25, 2025
1 minut lexim

Për dekada me radhë, data 26 dhjetor ka qenë e shenjtë për futbollin anglez. “Boxing Day” ka përfaqësuar gjithmonë një nga simbolet më të forta të Premier League, me të gjitha ndeshjet e javës që zhvilloheshin në të njëjtën ditë, stadiume të mbushura dhe atmosfera festive pas Krishtlindjeve.

Këtë vit, megjithatë, tradita historike është thyer. Për herë të parë pas shumë vitesh, Premier League nuk do të zhvillojë një raund të plotë ndeshjesh më 26 dhjetor.

Shkak janë kërkesat e transmetuesve televizivë, të cilët përmes marrëveshjeve kontraktuale kanë ndikuar drejtpërdrejt në riformatimin e kalendarit.

Ndryshimi është i dukshëm: më 26 dhjetor do të luhet vetëm një takim, ai mes Manchester United dhe Newcastle, që do të zhvillohet në “Old Trafford”.

Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 18-të janë programuar për të shtunën dhe të dielën, një skemë e ngjashme me javët e zakonshme të kampionatit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohen per droge dy drejtore te one albania dalin emrat e tyre 694d765753a71
Lajmi i mëparshëm

Arrestohen për drogë dy drejtorë të “One Albania”, dalin emrat e tyre

konflikt ne korce nje person dhunohet per motive banale dyshohet se 694d776443cf4
Lajmi i radhës

Konflikt në Korçë, një person dhunohet për motive banale, dyshohet se…

Të fundit nga

ShkoLartë