prangoset 29 vjecari i denuar per dhune familjare ne kurbin 692c64b6891c9

​Prangoset 29-vjeçari i dënuar për dhunë familjare në Kurbin

November 30, 2025
1 minut lexim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje në Laç, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj. (29), kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj. (66), dhe ishte larguar nga banesa, raporton KosovaPress.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elijona pyet arditin nese eshte ne kerkim te fatit te jetes 692c5215872e7
Lajmi i mëparshëm

Elijona pyet Arditin nëse është në kërkim të fatit të jetës

gjyqtari i ndeshjes milan lazio lavderohet per vendimin e tij 692c651410c53
Lajmi i radhës

Gjyqtari i ndeshjes Milan – Lazio lavdërohet për vendimin e tij

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë