pothuajse askush nuk e dallon dot muziken e krijuar nga ia 691a0d0feb3c0

Pothuajse askush nuk e dallon dot muzikën e krijuar nga IA

November 16, 2025
1 minut lexim

Është vërtet e vështirë të dallohet ndryshimi midis muzikës së krijuar nga njerëzit dhe asaj të krijuar nga inteligjenca artificiale (IA), bëri të ditur një studim.

Në sondazhin e kryer nga instituti i kërkimeve të tregut ”Ipsos”, në emër të platformës së transmetimit Deezer, pjesëmarrësve iu luajtën tre këngë, dy të krijuara nga IA dhe një nga njerëzit dhe iu kërkua të përcaktonin se cila ishte krijuar nga kush.

Nga 9 000 pjesëmarrësit në këtë sondazh përfaqësues, 97% e kishin gabim.

Pas eksperimentit, pjesëmarrësit u pyetën se si u ndjenë duke krahasuar muzikën e pastër të IA me atë të krijuar nga njerëzit: më shumë se gjysma (52%) thanë se ndiheshin të parehatshëm, pasi nuk mund të bënin dallimin.

Megjithatë, sondazhi tregoi gjithashtu kureshtje ndaj IA-së dhe muzikës.

Për shembull, 46% besonin se inteligjenca artificiale mund t’i ndihmojë të zbulojnë muzikë të re që i përshtatet shijes së tyre. Nga ana tjetër, kishte edhe skepticizëm.

Rreth dy të tretat e të anketuarve besonin se IA po kontribuon në uljen e vlerës së krijimtarisë njerëzore në industrinë muzikore.

“Ipsos” anketoi 9 000 të rritur në tetë vende. Këto vende ishin Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Holanda dhe Japonia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne aksin lushnje berat automjeti perplas kembesoren 691a0ce506532
Lajmi i mëparshëm

Aksident në aksin ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

ministri i jashtem araghchi nuk po pasurojme me uranium 691a0d53a5b55
Lajmi i radhës

Ministri i Jashtëm Araghchi: Nuk po pasurojmë më uranium

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë