postoi foto me emirin e dubait ne rrjetet sociale ish futbollisti i romes perjashtohet nga kombetarja e iranit 69be454c46cba

Postoi foto me emirin e Dubait në rrjetet sociale, ish futbollisti i Romës përjashtohet nga kombëtarja e Iranit

March 21, 2026
1 minut lexim

Te Roma nuk la shumë gjurmë, por tani Sardar Azmoun rrezikon të hyjë në librat e historisë për një histori jashtë fushave të lojës. Sulmuesi është përjashtuar nga kombëtarja e Iranit dhe në këto kohë ky përbën një lajm të rëndësishëm.

Mësohet se ish futbollisti verdhekuq është përjashtuar nga skuadra iraniane për shkak të fotove të tuj me emirin e Dubait, foto që më pas futbollisti i fshiu por që në Teheran u përkufizuan si akt tradhtie.

Por jo vetëm kaq, për 31 vjeçarin, yllin e kombëtares iraniane dhe idhull i padiskutueshëm në vend, ka dalë edhe një mandat sekuestri i pasurive të tij. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters që citonte agjencinë e lajmeve Fars e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Azmoun është përjashtuar pasi publikoi fotot e një takimi me emirin e Dubait, që nuk është as më pak e as më shumë por kryeministri i Emirateve,  Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Imazhe që irrituan jo pak liderët e rinj të Iranit, në luftë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të Gjirit si raprezalje për ofensivën e nisur nga Izraeli e SHBA me objektivin eliminimin e drejtuesve të regjimit. Edhe pse sulmuesi e hoqi postimin e tij nga profili i tij në Instagram, komentatori sportiv iranian Mohammad Misaghi e përkufizoi publikimin e fotos si një akt tradhtie. 

Ylli i Iranit me 57 gola në 91 ndeshje, Azmoun kontribuoi në kualifikimin e kombëtares iraniane në Botërorin e kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksike. Kompeticion ku, Irani duke parë dhe situatën e krijuar nga konflikti, mund të mos marrë pjesë. Kanali televiziv Novad Neës shtoi se përveç Azmoun, ka dalë një mandat sekuestrimi pasurish edhe për sulmuesin Mehdi Ghayedi dhe ish lojtarit të kombëtares Soroush Rafiei. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

u tha se e rrahu motren sevdai radogoshi flet per here te pare motra jem jeton nshpi tem 69be06b882161
Lajmi i mëparshëm

U tha se e rrahu motrën, Sevdai Radogoshi flet për herë të parë, “motra jem jeton n’shpi tem”

cmimet e larta te naftes mund te zgjasin deri me 2027 sipas nje analize te goldman sachs 69be463bc2de4
Lajmi i radhës

Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027, sipas një analize të Goldman Sachs

Të fundit nga

ShkoLartë