portugezi tundohet nga barcelona 69583af68903a

Portugezi tundohet nga Barcelona

January 2, 2026
1 minut lexim

Zhvillime të rëndësishme lidhur me negociatat Zhoao Kanselo–Inter.

Klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje parimore me Al Hilal-in e Simone Inzagit për transferimin e lojtarit në huazim, me arabët të gatshëm të paguajnë një pjesë të pagës së tij.

Tani fjala i kalon mbrojtësit të djathtë portugez, i cili është ndarë keq me ish-trajnerin e Interit dhe ka dëshirë të rikthehet në Europë. Drejtuesit e Interit duan të shpejtojnë kohët dhe po përpiqen ta bindin të transferohet në Milano.

Në këtë operacion mund të përfshihen edhe Açerbi ose De Vraj, të cilët Inzaghi do t’i stërviste me kënaqësi sërish. Por Kanselo është shumë i tërhequr nga hipoteza Barcelona. Në gjurmët e tij është edhe Juventusi. Të gjitha këto janë skuadra ku Kanselo ka luajtur edhe më parë.

Portugezi ka kontratë me arabët deri në vitin 2027, me një pagë rreth 15 milionë euro në vit, por është nxjerrë jashtë liste dhe për këtë arsye po kërkon një skuadër të re, mundësisht në Europë, për të luajtur si titullar dhe për të mbërritur në formë për Botërorin 2026.

Kostot e operacionit janë të konsiderueshme, pasi flitet për 7.5 milionë euro pagë për gjashtë muaj.

Pikërisht për këtë arsye Interi ka propozuar të paguajë 3 milionë euro, duke kërkuar që pjesa tjetër të mbulohet nga Al Hilal.

Duke e parë në raport me dymbëdhjetë muaj, do të thotë se zikaltërit po arsyetojnë mbi një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, duke e bërë 31-vjeçarin portugez virtualisht lojtarin e katërt më të paguar të skuadrës, pas Lautaro Martinez, Barelën dhe Çalhanoglu, si dhe në të njëjtin nivel me Markus Turam: një investim i rëndësishëm për merkaton e janarit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhjetera automjete bllokohen nga bora ne qarkun shkoder 69583a9540a4b
Lajmi i mëparshëm

Dhjetëra automjete bllokohen nga bora në qarkun Shkodër

96 e makinave te shituara ne 2025 ne norvegji ishin elektrike 69583bcfe779d
Lajmi i radhës

96% e makinave të shituara në 2025 në Norvegji ishin elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë