portieri me vlere 200 mije euro heroi i sensacionit ai kishte tre penallti te pritura ndaj celtic 68ae4594470fc

Portieri me vlerë 200 mijë euro, heroi i sensacionit – ai kishte tre penallti të pritura ndaj Celtic

August 27, 2025
1 minut lexim

Futbollistët e Kairat Almaty kanë shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit të gjigantit skocez, Celtic, në raundin e play-offit.

Pas dy ndeshjeve të mbyllura pa gola, ekipi nga Kazakistani triumfoi 3-2 pas ekzekutimit të penalltive, duke u bërë skuadra më lindore që ka arritur ndonjëherë këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane.

Heroi i mbrëmjes ishte portieri 22-vjeçar Temirlan Anarbekov, i cili shkëlqeu si gjatë lojës, ashtu edhe në gjuajtjet e penalltive. Ai realizoi pesë pritje vendimtare gjatë 120 minutave dhe më pas ndali tre penallti radhazi, duke i mohuar golin Adam Idahos, Luke McCowan dhe Daizen Maedes.

Kush është Temirlan Anarbekov?

Anarbekov, i lindur më 14 tetor 2003, është produkt i akademisë së futbollit të Kairat. I gjatë 189 cm, ai njihet për refleksin dhe qetësinë e tij mes shtyllave.

Në ndeshjen e parë në Glasgow nuk ishte titullar, por u aktivizua në minutën e 75-të pasi portieri i parë, Aleksandr Zarutskiy, u dëmtua në kokë. Në ndeshjen e kthimit në Almaty luajti të gjitha 120 minutat duke qenë vendimtar në kualifikim.

Deri para këtij suksesi, Anarbekov kishte regjistruar 32 paraqitje me ekipin e parë në gara të ndryshme. Në sezonin aktual të Ligës Premier së Kazakistanit ka luajtur gjashtë ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur në tre prej tyre.

Sezonin e kaluar ishte huazuar te FK Zhenys në Astana, ku zhvilloi 18 paraqitje, pësoi 20 gola dhe ruajti katër herë portën e paprekur. Ai ka qenë pjesë e moshave të Kazakistanit (nga U-17 deri te U-21) dhe është thirrur tri herë në Kombëtaren A, megjithëse ende nuk ka debutuar.

Aktualisht, sipas Transfermarkt, ai vlerësohet me 200,000 euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngec turizmi numri i vizitoreve te huaj ne vendnumero 68ae4536921b4
Lajmi i mëparshëm

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

xhavit drenori basha eshte kryetar i pdk se sepse ata deshten qe ai te behet kryekuvendar 68ae45a087f43
Lajmi i radhës

Xhavit Drenori: “Basha është kryetar i PDK-së sepse ata deshtën që ai të bëhet kryekuvendar”

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë